Një kukull pa tipare të fytyrës ka dalë në shitje për fëmijët myslimanë, duke qenë kështu në përputhje me rregullat e Islamit, që shmangin përshkrimin e fytyrës. Kukulla e pazakontë është e veshur me hijab (shamia karakteristike myslimane), dhe me një fustan të kuq, por nuk ka as sy, as hundë, as buzë. Ajo është dizajnuar plotësisht në përputhje me rregullat strikte të Islamit, sipas të cilave është e ndaluar mishërimi i njerëzve dhe kafshëve në forma të tjera.
Kritikët e kanë quajtur atë një kukull qesharake, që përfaqëson pikëpamjet më të vjetruara të fesë islame dhe i largon më tepër myslimanët nga të qenët pjesë e kulturës moderne. Kukulla është quajtur Romeisa, sipas emrit të bashkëshortes së profetit Muhamed.