Këngëtarja Era Istrefi, e cila është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë pjesë e një reportazhi të njërës prej revistave më prestigjioze në këtë shtet.
VMAGAZINE, është ajo e cila i ka kushtuar komplet ballinën e saj këngëtares kosovare Era Istrefi, duke i dhënë asaj epitetin e më të veçantës në Kosovë.
Lajmin e ka publikuar edhe vetë këngëtarja në profilin e saj në rrjetin social facebook, e cila po ashtu ka shpërndarë edhe linkun.
“ERA ISTREFI KRYELAJMI I REVISTES PRESTIGJIOZE AMERIKANE VMAGAZINE (reviste ku kanë dal Miley Cyrus,Lady Gagga, e shume e shume yje tjera)...LEXIM TE KENDSHEM...ERA IN PRESTIGEOUS VMAGAZINE NYC”, është publikimi i këngëtares Istrefi në facebook.
Në shkrimin e kësaj reviste, rrëfehet momenti qysh në mbërritjen e saj në aeroport, ku njëri nga rojet e sigurimit e kishte njohur këngëtaren dhe kishte bërë fotografi me të.
Në këtë rrëfim, bëhet krahasimi edhe me motrën e Erës, Norën, ku shkruhet se bëjnë dallim të madh ndërmjet vete.
Revista, shkruan se gjatë qëndrimit të saj në Amerikë, Era Istrefi është duke bërë edhe një set fotografish me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha, foto të cilat janë dhënë edhe ekskluzivisht për këtë revistë.