Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka kërkuar Isa Mustafës të mos i emërojë 70 Zëvendësministra ashtu siç është paralajmëruar nga PDK dhe LDK.
Ai ka thënë se Kryeministri i ri nuk duhet të bëjë këtë gabim qysh në fillim duke i rehatuar 70 zyrtarë partiakë nëpër pozita qeveritare.
Lexojeni të plotë reagimin
Lajmi i cili po qarkullon se Kryeministri i sapo emëruar z. Isa Mustafa do të akomodoj mbi 70 zëvendësministra është shumë shqetësues, si për popullin e Kosovës ashtu edhe për të gjitha strukturat politike dhe institucionet tjera në Kosovë.
Unë fuqimisht shpresoj që këto shifra të mos jenë të sakta, sepse në këtë kohë, prioritetet e z. Mustafa do të duhej të ishin dhe quheshin ndryshe.
Z. Mustafa, ju keni detyra dhe obligime madhore përpara vetës. Mos e bëni këtë GABIM qysh në fillim.
Fatmir Limaj