Zhvillimet e fundit në politik, krijimi i Bllokut nga LDK, AAK, VV dhe Nisma, e më vonë edhe prishja e këtij grupimi, ka shtyrë të ironizojë edhe anëtarët e grupit humoristik Stupcat.
“Të pathyeshmit”, mbanë përshkrimin edhe një foto të publikuar nga Stupcat në profilin zyrtarë të tyre në rrjetin social facebook, ku katër aktorët janë kapur dorë për dore, duke imituar në të njëjtën kohë katër liderët e partive që u bënë bashkë në Bllok, transmeton KosovaPress.
Ndërsa para vetes kanë ekspozuar edhe një bllok që përdoret për ndërtim.
Ramush Haradinaj në të majtë, Fatmir Limaj e Isa Mustafa në mes dhe Albin Kurti në anën e djathtë, janë të renditur në këtë fotografi, por në versionin e Stupcave.
Kjo fotografi, mund të tregoj se Stupcat mund të na sjellin ndonjë projekt për festat e fundvitit, e në thumb të humorit të tyre, si duket do të jenë këta lider.