Shpend Ahmeti fshehu shtëpinë e tij luksoze - Agjencia Anti-Korrupsion nis hetimet


Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, që në këtë pozitë erdhi me premtimin për transparencë, ka fshehur në formularin e pasurisë shtëpinë e tij luksoze. Kjo e ka çuar atë në proceduara tek Anti-korrupsioni, përderisa tashmë fshehja dhe mosdeklarimi i pasurisë është vepër penale

Shpend Ahmeti ka një shtëpi luksoze në Lagjen “Nic” të Prishtinës, por atë nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë, i cili publikohet nga Agjencioni kundër Korrupsion (AKK), e për të cilën ka raportuar Express.
Drejtori i kësaj agjencie, Hasan Pretenika konfirmuar për Express se do të nisë procedurat ligjore kundër Kryetarit Ahmeti nga Vetëvendosje.
“Ne qysh sot në mëngjes (në bazë të shkrimeve të portaleve) jemi interesuar për këtë. Jemi duke e trajtuar dhe ju siguroj se do të veprojmë komfor legjislacionit në fuqi”, ka thënë Preteni për Gazetën Express.
E legjislacioni në fuqi thotë se mosdeklarimi i pasurisë është vepër penale.
“Agjencia paraqet kallëzim penal në prokurorinë kompetente ndaj zyrtarit të lartë publik, i cili shkel detyrimet e parapara me këtë ligj, e që përbëjnë vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 17 të Ligjit Deklarimin e Pasurisë.
I pyetur nga Express, Drejtori i Anti-korrupsionit, Hasan Preteni nuk pranoi që tashmë Shpend Ahmeti- Kryetari i Prishtinës është nën hetime.
“Do të fillojmë me trajtimin ligjor, ajo nënkupton kontrollni e plotë të formularit”, tha Preteni për Express.