Vjollca Haxhiu si duket e ka gjetur veten dhe rrugën e afirmimit që të bëhet më e pëlqyera dhe e dashura e publikut.
Ajo ka kohë që këndon në duete me këngëtarët më të mëdhenjtë të estradës sonë, si me legjendën e këngës shqipe -Sabri Fejzullahun , Medën dhe ja së fundi edhe me këngëtarin tjetër tonin ,me të famshmin Sinan Vllasaliun.
Vjollca e Sinani për festat e fundvitit e këndojnë bashkë këngën më të re me titull “Nanush”, e cila padyshim se do jetë hit dueti i këtij fund viti.
Se, ç’përmbajtje ka kjo këngë , ta shikojmë programin festiv të vitit të ri,i realizuar nga produksioni ynë muzikor “ Emra com”, që njëherit njihet sidomos edhe për relalizimin e këngëve e klipeve,të cilat shumë shpejtë pranohen nga publiku dhe secila prej tyre bëhen hite,më të dëgjuarat. /