Nuk je “in” nëse nuk posedon vija seksi, të paktën, këtë përshtypje të “falin” këngëtaret tona, të cilat nuk po përtojnë që në masë të madhe t’iu nënshtrohen operacioneve të ndryshme kirurgjike.
Janë hiret trupore, ato që në njëfarë mënyre po mbajnë në skenë shumë këngëtare, marrë parasysh që me të dalë në skenë zëri i tyre nuk dëgjohet fare, porse është ekspozimi thuajse i të gjitha pjesëve të trupit, që po kërkohet më shumë në treg.
MORENA TARAKU
Po i’a nisim nga Morena Taraku, ajo që dikur u kurorëzua si më e bukura e Kosovës, pas së cilës fshihej një dëshirë për të kthyer veten e saj, në një femër “superiore”.
Buzet, gjoksi, mollëzat, janë disa nga operacionet që Morena i ka bërë tek vetja e saj.
ADELINA TAHIRI
Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, fillimisht u pa si një engjull, të paktën këtë e thoshte pamja e saj, porse tani ajo është kthyer në një “super bombë”, transmeton Indeksonline.
Buzët dhe gjoksi, poashtu duket të kenë qenë pika e dobët e Adelinës.
DAFINA ZEQIRI
E Dafina Zeqiri, publikisht e pranoi që nuk ishte e kënaqur me gjoksin e saj, andaj kreu edhe ndërhyrje në mënyrë që para “pasqyrës” ta shihte veten ashtu siç edhe e ëndërronte.
NORA ISTREFI
Ajo që shquhet si këngëtarja më seksi në trevat shqiptare, Nora Istrefi, nuk kishte se si tu shpëtonte ndryshimeve kirurgjike.
Rënia në peshë, dhe buzët e bëjnë të duken e “kompletuar”.
JONIDA MALIQI
Jonida Maliqi, e cila së fundmi po e sheh veten edhe si prezantuese, ka bërë dukshëm shumë operacione, në mënyrë që para publikut të duket si mos më mirë.
Këto janë disa nga këngëtaret të cilat kanë kryer operacione, urojmë që ato të jenë të kënaqura të paktën për disa vite.