Më fund një vendim i mirë: 100 euro gjobë për ata që hedhin mjete piroteknike në shesh


Një qind euro do dënohet secili person në Prishtinë i cili nga 30 dhjetori deri me 3 janar ndez mjete piroteknike në sheshin “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” e “Ibrahim Rugova”.

Këtë vendim e bëri të ditur kryetari, Shpend Ahmeti në këshillin komunal për siguri në bashkësi ku tha se këtë vit numri i qytetarëve në sheshe do jetë shumë i madh për shkak të aktivitete të shumta andaj edhe siguria duhet të jetë më e lartë, raporton emisioni “038” në KTV.
Ai tha se konfiskimi i mjeteve piroteknike po vazhdon por që dënimi edhe i blerësve në këtë rast është i nevojshëm. Përfaqësuesit policorë të stacioneve në Prishtinë kanë deklaruar se po punojnë bashkë me komunën e nivelin qendror në një mjedis më të sigurt.