Kallashi shkrep në ‘’Kosovaren’’ festive…


Na ndajnë vetëm dy ditë nga dalja në treg e numrit më të ri të revistës ‘’Kosovarja’’. Magazina që prezanton tema të ndryshme dhe që prekin të gjitha shtresat, këtë herë siguron se do të jetë më sensacionale se asnjëherë më parë.
Lexoni ato që nuk i keni lexuar ndonjëherë. Në numrin festiv të ‘’Kosovares’’, ndër tjerash shpalosen 1001 dëshirat e shqiptarëve. Një temë e thuktë, që vlen të lexohet. Kush thotë se e ka librezën e UÇK-së, por që s’ka gjë prej saj?
Si jetoj një kosovar 124 vjet? Njihuni me këtë histori të rrallë, të një njeriu rekord.
Si ‘’festohet’’ në ‘’Fushën e Pajtimit? Ndër të tjerash, thonë se shpesh festën e kalojnë me bukë e ujë. Një rrëfim i prekshëm, por që na njeh me një realitet që ndodh brenda kryeqytetit.
Nuk mungojnë temat me këngëtar.
7 deklaratat bombastike të Bleones.
E gjeni Rita Orën në një material special.
Flet Capital T, Genc Prelvukaj, Argjentina Ramosaj. Do ti njihni më mirë. Lori, kujton 12 muajt e saj. A u dashurua? Dizenjatoret e vitit, Vlora dhe Kaltrina Neziri flasin për modën dhe trendet.
Me kë është në lidhje Liberta Spahiu? Zbulojeni! Si festohet në vende të ndryshme? Kush ku do të jetë në festë? Çfarë sëmundje i preku këngëtaret këtë vit?
Plus 17 kalendar me më të famshmit. 100 faqe