Kështu duket iPhone 7?


iPhone-i i ardhshëm pritet të dalë në treg rreth shtatorit të vitit 2015 ndërsa dizajnerët tashmë po diskutojnë lidhur me atë se si do të duket ai.

Ende nuk është e sigurt se si do të quhet, mirëpo iPhone 6s apo iPhone 7 janë emrat e mundshëm.
Dizajneri Martin Hajek në bashkëpunim me Business Insider, parashikuan se iPhone 7 do të jetë më i vogël në madhësi sesa iPhone 6.
Telefoni i ri i imagjinuar, do të ketë pjesën e poshtme ku gjendet pulla kryesore më të vogël, ndërsa ekrani do të jetë më i zgjatur, ndërsa altoparlanti është ripozicionuar në pjesën e lartë të receptorit.