Matoshi: Kosova me tre kryeministra, dy në Prishtinë e një në Beograd


Analisti Halil Matoshi thotë se qeveria e Kosovës aktualisht i ka tre kryeministra, e që sipas tij, dy janë në Kosovë, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe një në Beograd, e ai është Aleksandër Vuçiç.

"Mustafa nominalisht është kryeministër ri Kosovës. Por qeveria e Kosovës i ka tre kryeministra. Dy në Prishtinë e një në Beograd", ka thënë Matoshi në një emision në RTV21.
"Për pjesën e ministrave që vijnë nga LDK, kryeministër është Isa Mustafa. Për pjesën e PDK-së është shefi i madh, Hashim Thaçi dhe për pjesën tjetër, që është Lista Serbe, për ata është shef Aleksandar Vuçiç", ka thënë Matoshi.