Policia ka arrestuar së fundmi disa persona, të cilët përdornin vajza të reja si prostituta në lokalet e natës në Tiranë.
Fillimisht u arrestuan babë e bir, që shfrytëzonin një 16-vjeçare si prostitutë luksi, e cila dyshohet se shkonte me biznesmenë, madje dhe politikanë.
Një ditë më parë ndërkohë, janë arrestuar tre persona të tjerë që shfrytëzonin një studente në Fakultetin e Tiranë, si prostitutë në lokalet e natës në Elbasan.
Nga të dhënat e policisë pothuajse në të gjitha rastet, veprimtaria e prostitucionit fillon në lokalet e natës dhe më pas shtrihet në hotele me të cilat të dyshuarit mbajnë lidhje.
Në një shkresë të publikuar nga ABC News, policia është në dijeni të kësaj veprimtarie të gjerë kryesisht në fushën e prostitucionit, duke hedhur dyshime për fshehje të krimeve, bashkëpunim por dhe dekonspirim të aksioneve policore nga ana e uniformave blu.
Sipas shkresës, në lokale nate e bare me muzikë live 24 orëshe rekrutohen femra të cilat duke u maskuar si këngëtare, valltare, kamariere a banakiere, ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të parave.
Sipas policisë, informacionet flasin se një pjesë e tyre mbrohen nga efektivë të policisë, madje edhe njoftohen kur ka kontrolle.
Në shkresën drejtuar të gjitha komisariateve shprehet dhe shqetësimi për të ashtuquajturat prostituta të “luksit”, të cilat shfrytëzohen kryesisht nga biznesmenët dhe janë në moshë të re. /kp/
