Kohët e fundit Viber ka rivalizuar ashpër Skype duke sjellë një nivel të ri në shërbimin e telefonatave dhe shkëmbimit të mesazheve, një nivel që duket më shumë si një mini rrjet social.
Së fundmi, kompania ka deklaruar se aplikacionit të saj në smartfonë do ti shtohet një seksion i ri lojërash. Kjo përmbush qëllimi e Viber për të rritur ‘ekosistemin’ e saj dhe për ti dhënë përdoruesve dhe mundësi të reja argëtimi përveç telefonatave dhe mesazheve.
Si fillim Viber Games do të përfshijë lojërat e famshme si Candy Mania, Pop dhe Wild Luck Casino, të cilën e krijoi Viber në bashkëpunim me Storm8 dhe Playtika.
Në kuadër të planeve për zgjerimin e linjës së saj të lojërave, Viber së shpejti do ta sjellë këtë opsion të ri në çdo vend ku Viber përdoret. Aktualisht këto lojëra janë të disponueshme në versionin e Viber në Bjellorusi, Izrael, Malajzi dhe Singapor. (PCWorld Albanian)