Protesta anti-islam në Gjermani


Një lloj i ri protestash kundër emigrantëve po mbahen në Gjermani, ku mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar ndaj “Islamizimit” të vendit.
Protestuesit mbanin slogane se “Të huajt jashtë!”, Ne jemi populli”, “Kundër fanatizmit të besimit”, etj.
“Refugjatët politikët janë shumë të mirëpritur. Por, shikoni shtëpitë e azilkërkuesve. Ka vetëm meshkuj që jetojnë këtu. Ku janë familjet e tyre? Ata janë kriminelë që kanë lënë familjet në luftës”, tha një nga protestuesit.
Protesta u organizua nga ‘Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit’ (PEGIDA). Pavarësisht se PEGIDA thotë se nuk është kundër islamit në përgjithësi, ka marrë kritika se protestat e tyre po mbështetin neo-Nazistët.
Protestat e reja, të cilat nisën në qytetin e Dresden-it, nuk kanë slogane neo-Naziste dhe nuk kanë të bëjnë me të djathtën ekstreme tradicionale.
Gjermania është vendin i dytë në botë më popullor për emigrantët, pas SHBA-ve dhe tashmë po përballet me një fluks të paprecedentët azilkërkuesish.