Sipas një studimi nga “GoEuro.com”, Shqipëria rezulton si vendi më i lirë, ndërsa Nju-Jorku është qyteti më i shtrenjtë në botë.
Studimi ndërkombëtar për Indeksin e Çmimeve përfshiu 150 vende dhe mbi 60 mijë kompani, për të arritur në një kuptim mbi efektin që prirjet e reja ekonomike kanë në akomodimin e njerëzve në industrinë e hotelerisë.
Në total, në listë ndodhen gjithsej 6 qytete amerikane: Nju-Jorku, Bostoni, San Francisko, Uashingtoni, Çikago dhe Majemi.
Studimi u krye i nxitur nga prirjet e reja në ekonomi, të cilat po e rrisin diversitetin në industrinë e akomodimit, ndërsa alternativat e reja të hotelerisë po përqafohen nga qytetarë të mijëvjeçarit të ri.