Një foshnjë 11-muajshe”>11-muajshe ka humbur jetën në një çerdhe në qytetin e Librazhdit pasi ka gëlltitur një tullumbace të çarë. Pakujdesia e edukatoreve ka bërë që vajza t’i shpëtojë vëmendjes së tyre dhe të gëlltisë tullumbacen që i kishin dhënë për të luajtur.
Kur vogëlushja ka shfaqur probleme me frymëmarrjen, edukatoret kanë kuptuar se ajo kishte gëlltitur një objekt, por nuk kanë arritur t’ia nxjerrin nga goja.
Foshnja me iniciale M.G, është nisur menjëherë drejt spitalit, por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë rrugës.
Mjekët konstatuan se vogëlushja nuk kishte asnjë shenjë jete kur mbërriti në spital. Sipas mjekëve, tullumbacja i bllokoi vogëlushes rrugët e frymëmarrjes, duke i marrë jetën. /albeu.com/