50 mijë Eurot e kursyer Prishtina i jep për skamnorë


Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes rrjetit social facebok ka njoftuar se komuna që ai udhëheq po i ndan 50 euro për skamnorët e kryeqyteti.

“Rreth 50 mijë euro të kursyera gjatë vitit në subvencione po i ndajmë për rastet më të rënda sociale në komunën tonë. Jemi të vetëdijshëm që kjo nuk përmbush as për së afërmi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Por shpresojmë sado pak të ndihmohen familjet në gjendje të rëndë në këto festa të fundvitit. Shumat janë modeste që të ndihmohen sa më shumë familje", ka shkruar Ahmeti.