Kjo është super ministrja e Kulturës... (Video/Foto)


Fotoja e postuar fillimisht në "Facebook" e Lisa Hanna-s, ministre e Kulturës dhe Rinisë në Xhamajkë, po bën xhiron e botës në internet, duke shkaktuar edhe debate. Në Xhamajkë, disa media e quajnë narcize, disa të tjera e konsiderojnë foton si normale dhe të padëmshme.

Lisa ka qenë "Miss Xhamajka" në vitin 1993 dhe më pas është kurorëzuar edhe "Miss Bota" (Miss World), ndërsa ministre u zgjodh në vitin 2012.
Në artikulli i fundit i publikuar në “The Gleaner” sugjeron se, pas publikimit të fotove ku ajo shfaqet me bikini, faza e radhës për ministren do të jetë një fotografi me të brendshme, ndërsa shkon në shtrat.  

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Ferizaj-Gjilan


Mjegulla e dendur që ka përfshirë komunën e Vitisë ka rezultuar me një aksident komunikacioni në rrugën Ferizaj-Gjilan, konkretisht në qendër të fshatit Radivojc para marketit “Noli Com”.


Siç bëhet e ditur nga terreni aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ku ishte e përfshirë një veturë në të cilën gjendeshin 4 persona.

Mësohet se ata nuk kanë pësuar lëndime, nderkaq ishin nga komuna e Shtimes dhe po ktheheshin nga Sllovenia, citon VitiaLive.

Mjegulla e dendur dhe rruga e rrëshqitshme, ka bërë që qarkullimi sot të jetë i vështirësuar, gjë që kërkon një vëmendje të shtuar të ngasësve në trafik si dhe pjesëmarrësve tjerë që ti kufizojnë lëvizjet e qarkullimit aktualisht.

Top aplikacionet e vitit për iPhone dhe iPad (sipas Apple)


Nëse tashmë e keni blerë modelin e ri të iPhone apo iPad atëherë duhet ta dini se Apple e ka zbuluar listën e aplikacioneve kryesore të vitit në iTunes (listën për Mbretërinë e Bashkuar), prandaj mos humbni kohë për ta kuptuar se cilat prej tyre duhet ti shkarkoni në telefonin ose tabletin tuaj të ri.

Sipas listës së Apple, Candy Crush Saga ka qenë aplikacioni më i shitur në iOS, ndërsa Monument Valley është përzgjedhur si më i miri nga ekipi i kompanisë.
Skype dhe Facebook Messenger radhiten në maje të listës së aplikacioneve pa pagesë, ndërsa Pixelmator është konsideruar si aplikacioni më i mirë për iPad.
Lista e plotë e aplikacioneve më të mira të vitit 2014 është e ndarë më poshtë, në kategori (me tituj origjinal të kategorive, për kërkim më të lehtë në AppStore):
Top 10 Grossing iPhone Apps1. Candy Crush Saga
2. Clash of Clans
3. Game of War - Fire Age
4. Farm Heroes Saga
5. Pet Rescue Saga
6. The Simpsons: Tapped Out
7. Hay Day
8. Kim Kardashian: Hollywood
9. Top Eleven - Be a football manager
10. Match.com
Top 10 Grossing iPad Apps1. Clash of Clans
2. Candy Crush Saga
3. Game of War - Fire Age
4. Hay Day
5. Farm Heroes Saga
6. Pet Rescue Saga
7. The Simpsons: Tapped Out
8. The Times & The Sunday Times
9. Boom Beach
10. The Sims FreePlay
Top 10 Paid iPhone Apps1. Minecraft – Pocket Edition
2. 7 Minute Workout Challenge
3. Heads Up!
4. Sleep Cycle alarm clock
5. Football Manager Handheld 2014
6. Afterlight
7. Fantasy Premier League 2014/15 – Official App
8. Cut the Rope 2
9. Plague Inc.
10. Facetune
Top 10 Paid iPad Apps
1. Minecraft – Pocket Edition
2. Football Manager Handheld 2014
3. The Room Two
4. Cut the Rope 2
5. The Chase
6. Terraria
7. Flightradar24 - Flight Tracker
8. Grand Theft Auto: San Andreas
9. Tipping Point
10. Photon Flash Player for iPad
Top 10 Free iPhone Apps
1. Facebook Messenger
2. WhatsApp Messenger
3. Snapchat
4. Facebook
5. YouTube
6. Instagram
7. Spotify Music
8. Skype for iPhone
9. Google Maps
10. Tinder
Top 10 Free iPad Apps1. Skype for iPad
2. Facebook Messenger
3. Netflix
4. YouTube
5. Microsoft Word
6. BBC iPlayer
7. ITV Player
8. eBay for iPad
9. Google Maps
10. Calculator for iPad Free

Shtatzënia nuk ia prish format Norës (Foto)


.Nora Istrefi vazhdon të ketë një trup seksi, edhe pse është në mes të shtatzënisë së saj.

Këngëtarja kosovare së fundi konfirmoi spekulimet se ajo pret fëmijën e parë të saj me bashkëshortin Robertin. Kjo e detyroi atë të largohet nga konkurrenca në “Dance With Me”, i cili spektakël përfundoi mbrëmë.
Por, ajo ndoshta është ngutur me largimin nga spektakli pasi, edhe pse hoqi dorë, fiziku i saj ende nuk ka ndryshuar shumë.
Nora ka postuar një fotografi në Instagram ku tregon vijat seksi të trupit, me barkun që ende nuk duket i fryrë. Fotografia është realizuar mbrëmë, ku Nora ishte mysafire në finalen e shout në fjalë. 
 

Ja si uron Enca Krishtlindjet (Foto)


Enca Haxhia ka gjetur një mënyrë “seksi” për të uruar Krishtlindjet.
Këngëtarja ka postuar një foto në rrjetet sociale me të pasmet e ekspozuara në mënyrë shumë provokuese.
“Urime Krishtlindjet”, ka shkruar ajo sipër fotografisë,


NJERËZIT TË CILËT KANË FITUAR MË SË SHUMTI NË VITIN 2014


Në botë asnjëherë më parë nuk kanë jetuar aq bilionerë. Për momentin janë 2.325. Në vitin 2014 janë shtuar edhe 123 anëtarë të rinj në këtë grup
Bilionerët më të mëdhenj të vitit 2014 kanë fituar shumë biliona.

Xhek Ma - 18.5 biliona dollarë

Themeluesi dhe pronari i Alibaba ka fituar më shumë para se çdo njeri në planet këtë vit. Pasuria e tij është zmadhuar për 173%. Biznesi i tij ka filluar me 60 mijë dollarë, ndërsa sot ka vlerë prej 29.2 biliona dollarëve.

Uoren Bafet - 13.5 biliona dollarë

Mësuesi i madh i investimeve racionale ka fituar 23% më shumë këtë vit se më parë.
Pasuria e tij ka vlerën prej 72,6 biliona dollarëve.

Bill Gejts - 10,5 biliona dollarë

Njeriu më i pasur i planetit me pasuri prej 83.1 biliona dollarëve ka fituar 10 biliona dollarë, por përqëndrohet në përmirësimin e jetës në shtetet e pazhvilluara nëpërmjet fondacionit të tij.

Mark Zukerberg - 8.4 biliona dollarë

Këtë vit, Facebook ka dhënë 19 biliona dollarë për ta blerë aplikacionin WhatsApp, por ata vazhdojnë të qëndrojnë në maje të bursës.

Patrik Drahi - 5.1 biliona dollarë

Gjiganti zviceran i telekomunikimit këtë vit bleu Telekomin e Portugalisë dhe 42% të mediumit Vivendi. Prona e tij ka vlerën prej 9.6 biliona dollarëve, ndërsa vitin e kaluar u rrit nga 215 në vendin e 132 të listës së njerëzve më të pasur të revistës "Forbes".

Blero e harron Teutën, tani me të dashur të re? (Foto)


Duket se këngëtari shqiptar nuk ka humbur shumë kohë.

 Blero pas ndarjes zyrtare nga aktorja dhe prezantuesja Teuta Krasniqi, duket se ka gjetur shoqëri të re, transmeton Telegrafi.
Të paktën kështu mund të thuhet duke u bazuar në një fotografi që ka postuar së fundi në llogarinë e tij në Instgram.
Megjithëse nuk shihet fytyra e femrës në fotografi, në foton e publikuar shihet një dorë e një femre duke mbajtur një gotë verë të bardhë.
Ndërsa këtë foto, Blero e ka shoqëruar me mbishkrimin “Salut (Gëzuar)”, gjë që na bën të dyshojmë se ai ka gjetur një të dashur të re.